Diploma dhe brezi i nderit Kryetarit të shtetit rus, i cili sot ndodhet me një vizitë zyrtare në Korenë e Jugut, iu dorëzua nga Presidenti i Federatës Botërore të Taekwondo-së.

"Unë nuk mendoj se e meritoj një Dan të tillë kaq të lartë. Le të supozojmë që kjo është nisma jonë e përbashkët lidhur me promovimin e këtij arti të mrekullueshëm marcial, - tha Putin. Ne në Rusi do të përpiqemi të japim një kontribut të qenësishëm për zhvillimin e këtij arti marcial".