Avioni "Boeing 757" me 150 pasagjerë në bord natën në të gdhirë të së mërkurës po kryente fluturimin nga Miami në Boston. Kur avioni arriti lartësinë e duhur për fluturim, ekuipazhi vuri re një krisje të xhamit të përparmë. U morr vendimi për uljen e avionit.

Si pasojë e incidentit nuk u lëndua askush. Përfaqësuesit e kompanisë ajrore nuk sqaruan se nga çfarë u dëmtua xhami dhe sa serioz ishte kërcënimi për sigurinë.