Gazetarët bëjnë shaka duke thënë se pastruesi elektronik nuk e përballoi dot punën monotone dhe të lodhshme. Siç tregoi pronari i "iRobot Roomba 760", për herë të fundit ai e përdori robotin fshirës elektronik për pastrimin e drithërave nga tavolina.

Pronarët e apartamentit e fikën robotin dhe u larguan duke vazhduar punët e tyre. Në këtë kohë pastruesi i teknologjisë së lartë u vetëndez dhe shkoi në drejtim të sobës së kuzhinës tek tryeza ngjitur me të. Ai zhvendosi tenxheren që ndodhej në zjarr dhe zuri vendin e saj.

Pronari ka ndërmend të hedhë në gjyq kompaninë, e cila i shiti atij një "mik" kaq të prirur për vetëvrasje.