Pajisjet e reja ushtarake do të krijohen në interes të trupave këmbësore të Turqisë. Në këtë projekt do të përfshihen kompania japoneze Mitsubishi Heavy Industries dhe ajo turke TUSAS Engine Industries.

Siç pritet, Komiteti i industrisë së mbrojtjes i Turqisë do të miratojë realizimin e projektit të përbashkët në mes të vitit 2014.