Para fillimit të ankandit diamanti pritej të shitej për vetëm 17.4 - 20.6 milionë $. Ankandi u zhvillua në një nga hotelet më luksoze në Gjenevë dhe mblodhi rreth 200 blerës.

Emri i blerësit të diamantit portokalli nuk u zbulua.

Diamanti portokalli 14.82 karatësh, i nxjerrë në ankand nga Christie’s, është prerë në formën e një dardhe. Në gusht të vitit 2013 Instituti Gemologjik i Amerikës e cilësoi atë si diamantin e prerë më të madh, i cili ka ngjyrë natyrale portokalli.