Ky është përfundimi në të cilin arritën ekspertët e fondacionit britanik të bamirësisë Thomson Reuters Foundation.

Në Ishujt Komoros gratë mbajnë 20% të posteve ministrore. Përveç kësaj ato gëzojnë privilegje në martesë. Në veçanti, në rast divorci grave u mbetet pasuria e patundshme.

Përveç Ishujve Komoros, pozicione të larta në renditje zunë Omani, Kuvajti dhe Jordania.

Vendi mysliman, ku gratë trajtohen më keq se kudo gjetkë, sipas dëshmive të studiuesve është Egjipti. Pranë Egjiptit në këtë renditje janë edhe Iraku, Arabia Saudite, Siria dhe Jemeni.