"Ngjarjet e kësaj mbrëmjeje për Poloninë janë shumë të trishtueshme. Kjo vlen edhe për aktin e papranueshëm të agresionit kundër policëve, të cilët ruanin ambasadën ruse, edhe në lidhje me vetë Ambasadën", - tha Kryeministri polak.

Të hënën radikalët polakë të krahut të djathtë ekstrem zhvilluan "Marshimin e Pavarësisë", gjatë të cilit pranë portës së Ambasadës ruse iu vu zjarri një kabine të policisë, ndërsa në drejtim të vetë ndërtesës së misionit diplomatik fluturuan gurë, fishekzjarre dhe pushkaliqe. Më herët demonstruesit u përleshën me policinë, dogjën instalacionin në formën e një ylberi dhe disa makina.