Aksidenti ndodhi rreth 100 km në lindje të Pretorias.

Sipas informacionit të policisë së Afrikës së Jugut, shoferi i kamionit u përpoq të parakalonte një makinë të parkuar në anë të rrugës, dhe gjatë hyrjes në korsinë me drejtim të kundër të lëvizjes u përplas me autobusin. Si pasojë e kësaj 26 persona vdiqën në vend, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë në spital nga plagët e marra.