Për këtë deklaroi Kreu i institucionit më të madh financiar në Rusi German Gref.

Sipas fjalëve të German Gref, në vitin 2013 fitimi neto i Sberbank parashikohet të jetë në nivelin 370 miliardë rubla (rreth 12 miliardë $). Në këtë mënyrë në vitin 2018 kjo shifër mund të arrijë deri në 740 miliardë rubla.

Strategjia e zhvillimit të Sberbank në vitet 2014-2018, e miratuar më 12 nëntor nga Bordi mbikëqyrës i institucionit, parashikon gjithashtu optimizimin e kostove: pas 5 vitesh shpenzimet operative të bankës do të reduktohen me 100 miliardë rubla.