Raketëmbajtësja "Proton-M" me satelitin "Raduga-1M" në bord startoi nga kozmodromi "Bajkonur" ditën e martë më 03:46 sipas orës së Moskës.

Aparati kozmik "Raduga-1M" është një satelit ushtarak telekomunikacioni i gjeneratës së tretë, i cili përfshihet në sistemin Unik të komunikimit satelitor ​hapësinor. Sateliti i këtij lloji mundëson ritransmetimin e sinjaleve të komunikacionit në katër banda frekuencash: L-, C-, X- dhe Ka-.