Skenat e luftimeve me pjesëmarrjen e nazistëve u filmuan në afërsi të Oksfordit në Angli. Kreu i këshillit të famullisë së fshatit pat deklaruar që më parë se banorët lokalë janë shumë të pakënaqur nga vendimi për të zhvilluar xhirimet në Ditën e Përkujtimit. Megjithatë kineastët e hodhën poshtë kërkesën e tyre për shtyrjen e xhirimeve.

David Ayer dhe producentët e kompanisë Sony deklaruan se "u vjen shumë keq për keqkuptimet e ndodhura".