Gjatë operacionit të policisë, i cili u zhvillua në Prishtinë dhe Gjilan, u gjet një sasi e madhe armësh dhe eksplozivësh të gatshëm për përdorim. Njëri prej të arrestuarve më parë ka luftuar në Siri në anën e rebelëve.

Sipas njoftimeve të mediave, grupi, që e quan veten "Xhihadi në Kosovë", ka bërë disa kërcënime në adresë të policisë së Kosovës. Erdhi një letër në postën elektronike (ang. e-mail), në të cilën thuhet se policinë e presin sulme të dhunshme nëse të ndaluarit nuk do të lirohen.