Deveja i përkiste një burri, i cili gjithashtu u diagnostikua me koronavirus. Ekspertët ende nuk mund të thonë me siguri nëse sëmundja transmetohet nga njeriu tek kafsha.

Që nga viti i kaluar viktima të virusit të shfaqur në Lindjen e Mesme u bënë 64 persona. Mjekët besojnë se virusi nuk është shumë ngjitës, përndryshe do të ishin regjistruar më shumë raste të infektimit.

Që nga shtatori i vitit 2012 janë regjistruar 153 raste të konfirmuara në laborator të infektimit me koronavirus.