Fotot i postoi përdoruesi i Twitter Bill Chetter (@ cheds23) në mbrëmjen e datës 11 nëntor.

Në mesazhin që shoqëron fotot ai shkruan se ato janë bërë në ishujt Falkland-et lindore më 10 nëntor në 21:20 sipas orës lokale. Objekti "po fluturonte në drejtim të Tokës nga jugu dhe u fragmentua në ajër".

Pas një farë kohe ESA nëpërmjet llogarisë së saj zyrtare në Twitter konfirmoi se fotot e publikuara i përkasin satelitit GOCE.

Javën e ardhshme Bill Chetter premton të postojë videon e rënies së satelitit GOCE.