Sipas të gjitha gjasave, gjatë rrugës nga Filipinet fuqia e tajfunit është dobësuar në mënyrë të konsiderueshme dhe tani ai është klasifikuar si një stuhi e kategorisë së parë, por erërat në epiqendër të saj arrijnë megjithatë shpejtësinë 185 km/h. Deri më tani është njoftuar vdekja e 6 personave.

Në pjesët veriore të vendit autoritetet kanë evakuuar më shumë se 600.000 banorë. Në kryeqytetin e vendit Hanoi priten shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje. Janë mbyllur shkollat dhe janë anuluar fluturimet. Popullsia po furnizohet shpejt me ujë të pijshëm dhe ushqime.