Prokuroria shpjegoi se të pandehurit ndihmuan terroristin kamikaze Magomed Evlojev të vinte në Moskë nga Ingushetia dhe i dhanë atij lëndën eksplozive.

Si rezultat i shpërthimit në sallën e mbërritjes së fluturimeve në aeroportin "Domodiedovo" 37 persona humbën jetën dhe 132 u plagosën. Hetimi supozon se shpërthimi është organizuar nga lideri i grupit ekstremist "Imarat Kaukaz", Doku Umarov.