Kryeministri i Cyrenaica deklaroi se qeveria e tij shpreson në mirëkuptimin nga ana e autoriteteve qendrore të Libisë në Tripoli. Separatistët kanë në plan të themelojnë bankën qendrore të Libisë lindore.

Qeveria qendrore e Libisë ka paralajmëruar Cyrenaica-n se do të marrë masa në qoftë se brenda 10-ditësh separatistët nuk do të largohen nga cisternat e Korporatës Kombëtare të Naftës, por nuk kanë saktësuar se çfarë masash konkretisht mund të merren.