Sipas njoftimeve që vijnë nga Ambasada ruse, territori i saj nuk është prekur apo dëmtuar si pasojë e këtyre veprimeve.

"Huliganët janë duke shtyrë me forcë portën e jashtme të Ambasadës së Rusisë. Në drejtim të godinës së saj fluturojnë gurë dhe shishe", - njoftoi korrespondenti i Gazetës Wyborcza nga vendi i ngjarjes.

Përafërsisht gjysmë ore më vonë policia e mori situatën nën kontroll, duke vënë në përdorim topat e ujit kundër marshuesve. Në këto momente forcat e sigurisë po përpiqen të shpërndajnë pjesëmarrësit e "Marshimit të Pavarësisë".

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Polonisë dënon veprimet e huliganëve nga radhët e pjesëmarrësve nacionalistë të "Marshimit të Pavarësisë", të cilët sot hodhën në territorin e Ambasadës ruse në Varshavë petarde dhe shishe me koktej Molotov.

Kjo deklaratë është bërë nga Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake.

Sipas fjalëve të tij, Ministria e Jashtme e republikës shpreh keqardhje për atë që ndodhi. "Nuk mund të ketë asnjë justifikim për aktet e huliganizmit. Ne dënojmë shkeljen e Konventës së Vjenës", - tha Zëdhënësi i MPJ të Polonisë.