Çështja e votimit të mosbesimit u iniciua nga partia e majtë opozitare "Syriza", e cila kundërshton fuqishëm politikën kombëtare të kursimit të mjeteve buxhetore.

Kabineti i Samaras ka ndërmarrë një sërë masash, që nuk gëzonin mbështetjen e popullit, me qëllim të përfitimit të kredive ndërkombëtare për daljen nga kriza e rëndë ekonomike.

Debati i ashpër në parlamentin greke për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë u zhvillua plot tre ditë dhe, si përfundim, të majtëve nuk u mjaftuan vetëm disa vota për ta detyruar Samaras të jepte dorëheqjen.