Moti i keq, sipas Rafini, shkaktoi shkatërrimin e të mbjellave, dhe si pasojë solli krizën e produkteve ushqimore.

Nigeri, në pjesën më të madhe të territorit të të cilit shtrihet shkretëtira e Saharasë, në fund të verës u godit rëndë nga përmbytjet e shkaktuara prej shirave të dendur e të rrëmbyer tropikalë. Si rezultat i kësaj fatkeqësie natyrore humbën jetën të paktën 30 persona, pothuajse 200.000 të tjerë mbetën pa strehë mbi kokë.