Sipas njoftimeve, avioni me dy motorë i kompanisë ajrore Bearskin Airlines, në bordin e të cilit ndodheshin 2 pilotë dhe 5 pasagjerë, u rrëzua gjatë uljes në aeroportin e qytetit Red Lake.

Dy pasagjerët, të cilët ndodheshin në pjesën e bishtit të avionit, arritën të mbijetojnë. Pas rrëzimit të avionit një burrë, i cili arriti të dilte vetë nga korpusi i deformuar i tij, njoftoi policinë me telefon dhe pastaj i shpëtoi jetën pasagjeres që ndodhej pranë tij.

Gjatë rënies avioni dëmtoi shtyllat përcjellëse të energjisë elektrike, çka bëri që disa zona të Red Lake të mbeteshin pa drita e korrent. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ajror tani po hetohen.