Refugjatët, midis të cilëve ka shumë fëmijë, janë ndaluar gjatë përpjekjes së tyre për të shkuar në Evropë me anë të anijeve të kontrabandistëve. Siç vë në dukje HRW, veçanërisht të vështirë e kanë refugjatët palestinezë nga Siria.

Përveç kësaj, sipas të dhënave të aktivistëve të të drejtave të njeriut, Egjipti nuk siguron për refugjatët sirianë asnjë mbrojtje dhe ata mbahen atje në kushte të mjerueshme.