Demonstruesit kërkuan përsëri që t'i jepet fund njëherë e mirë punës me korrupsionin në politikë dhe në strukturat pushtetore.

Vendi ka shumë muaj që është mbërthyer në darën e krizës politike. Në korrik protestuesit për rreth 8 orë bllokuan Parlamentin me deputetët dhe ministrat brenda. Për t’i nxjerrë ata nga bllokada autoriteteve iu desh të dërgonin forcat speciale me qëllim që të shpërndanin demonstruesit. Asokohe protestat vazhduan për më shumë se 40 ditë.