Kievi shpreson të nënshkruajë së shpejti Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në. Autoritetet ruse kanë deklaruar vazhdimisht se në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë, ato do të jenë të detyruara të ndërmarrin masa mbrojtëse, të cilat nënkuptojnë mbylljen e tregun rus për mallrat e Ukrainës. Moska i druhet rritjes së importit të mallrave të lira europiane në vend nëpërmjet Ukrainës.

"Ne jo vetëm që nuk duam konfrontim, por nuk do ta lejojmë kurrë këtë", - tha Azarov. Ai theksoi se një detyrë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ukrainën është eleminimi i të gjitha kontradiktave ekzistuese në tregtinë me Rusinë.