Sipas dokumentit në fjalë, riatdhesimi do të kryhet gjatë tre viteve të ardhshme në mënyrë të vullnetshme. Në kampet e refugjatëve të Kakuma dhe Daadab, që ndodhen në pjesën veriore të Kenias, jetojnë më shumë se një milion somalezë.

Pas sulmit terrorist të militantëve somalezë në qendrën tregtare në Nairobi autoritetet e Kenias kanë shprehur disa herë shqetësimin në lidhje me kërcënimin në rritje të sulmeve terroriste në vend.