Sipas fjalëve të Ministrit të Mbrojtjes të vendit, komplekset e reja janë të pajisura me raketa me karburant të ngurtë, sistem navigacioni hibrid si dhe janë të afta të luftojnë me lloje të ndryshme objektivash ajrore në lartësi të madhe.

"Sayyad-2" i përkasin komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore me rreze të mesme veprimi. Sistemi, midis qëllimesh të tjera, mund të përdoret edhe për të sulmuar helikopterë, avionë pa pilot dhe "objektiva që lëvizin me shpejtësi të madhe me sipërfaqe të vogël efektive shpërndarjeje".