Regjisori i filmit Fjodor Bondarçuk në një intervistë dhënë korrespondentes së "Zërit të Rusisë" Ekaterina Santoni-Sinitsina deklaroi se shpreson që filmi të jetë i kuptueshëm për audiencën europiane:

- Unë jam shumë i lidhur me Romën. Babai im Sergei Bondarçuk ka punuar këtu në studiot e "Cinecittà", ndërsa xhironte filmim "Waterloo", ai ishte mik i Federico Fellinit. Ai ka luajtur në shumë filma në Itali, unë kur isha i vogël kam qenë shpesh këtu. Prandaj ndihem i impresionuar dhe i përmalluar. Ky është një festival i ri, i cili po zhvillohet në mënyrë agresive - në kuptimin e mirë të fjalës - dhe këtu tregu është shumë i madh. Për ne është e rëndësishme që kjo të përkojë në kohë me shfaqjen në vazhdim të filmit "Stalingradi" në Rusi dhe në Kinë, si dhe me shfaqjen e filmit në kinematë europiane.