Sipas informacionit të ESA, fragmentet e satelitit nuk i shkaktuan asnjë dëm askujt. Kjo është rënia e parë e pakontrolluar e një sateliti europian në 25 vitet e fundit.

GOCE, i cili ka marrë psudonimin "​​Ferrari kozmik" për shkak të dizajnit të tij elegant, merrej me studimin e fushës gravitacionale të Tokës dhe rrymave oqeanike. Ai punonte në një lartësi prej 224 km, më poshtë se të gjithë satelitët e tjerë artificialë, dhe që të mbetej në orbitë kishte nevojë për funksionimin e vazhdueshëm të motorit, por muajin e kaluar rezervave të karburantit u erdhi fundi.