Në kategorinë "Këngëtarja më e mirë Pop e Vitit" pati një rivalitet të fortë - Katy Perry arriti të lërë pas Lady Gaga-n dhe Miley Cyrus, e cila fitoi famë të madhe falë videoklipit skandaloz "Wrecking Ball", ku ajo u shfaq krejtësisht lakuriq.

Reperi Eminem mori çmimin e nderit me nominacionin "Ikonë botërore", ndërsa Justin Bieber për të katërtin vit rresht u shpall "Këngëtari më i mirë i muzikës Pop".