Sipas të dhënave të botimit, në gjysmën e dytë të vitit 2014 Apple do të prezantojë dy modele të iPhone me ekran të lakuar me diagonale 4.7 dhe 5.5 inç. Apple aktualisht prodhon telefona me diagolane ekrani të barabartë me 4 inç.

Përveç madhësisë dhe formës së ekranit në kompaninë Apple planifikojnë të aplikojnë në iPhone teknologjinë e njohjes së fytyrës duke klikuar në ekranin e telefonit, por në gjeneratën e ardhshme të telefonave kjo e fundit nuk ka gjasa të përdoret. Në "Apple" refuzuan të komentojnë njoftimet mbi detajet teknike të gjeneratës së re të iPhone.