Vendimi hyri në fuqi automatikisht me skadimin e afatit 2-vjeçar, i cili ka kaluar që nga marrja e vendimit të Uashingtonit për të ndërprerë financimin e kësaj organizate.

Duke ndërmarrë këtë hap Uashingtoni demonstroi kundërshtimin e vet për dhënien e statusit të anëtares së UNESCO-s Palestinës.

Kontributi financiar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në aktivitetin e organizatës ndërkombëtare përbënte 80 milionë $, i cili përfaqësonte në vetvete 22% të buxhetit të UNESCO-s.