Për pasojë më shumë se 10 persona u plagosën, duke përfshirë edhe 5 fëmijë. Ndërtesës, në të cilën ndodhet varri i mbesës së Profetit Muhamed dhe vajzës së Imam Aliut, iu shkaktua një dëm serioz material, njoftuan mediat lokale.

Gjithashtu u hap zjarr në një pazar në periferi të kryeqytetit sirian, ku një person mbeti i vrarë dhe 7 të tjerë u plagosën. Në një lagje të vjetër të krishtere në qendër të Damaskut një predhë goditi ndërtesën e një shkolle. Për fat të mirë asnjë nga fëmijët nuk u lëndua.