Më parë Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç, njoftoi se Frans Timmermans dhe Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë takimit në Moskë do të diskutojnë "çështjet më të ndjeshme" të marrëdhënieve dypalëshe.

Frans Timmermans shoqëron Mbretin e Holandës Willem-Aleksandër në udhëtimin e tij 2-ditor. Monarku erdhi në Moskë së bashku me bashkëshorten e tij. Kjo vizitë i dedikohet mbylljes zyrtare të Vitit të ndërsjelltë kulturor të Rusisë dhe Holandës.