Programi zyrtar u prezantua sot nga Presidenti François Hollande.

"Lufta e Parë Botërore preku 72 vende. Unë i ftoj të gjitha ato të marrin pjesë në paradën ushtarake në Champs Elysees më 14 korrik të vitit 2014", - tha Hollande.

Hollande kujtoi se gjatë Luftës së Parë Botërore u përdorën për herë të parë armët kimike, ndërsa viktimat e tyre ishin të pashembullta për atë epokë. Prandaj, edhe një shekull më vonë, njerëzit duhet ta kujtojnë atë luftë, shtoi ai.