Pasagjerët përfituan mundësinë jo vetëm të kursejnë paratë e një udhëtimi, por edhe të përmirësojnë formën e tyre fizike, shpjegoi administrata e metrosë së kryeqytetit rus.

Automati sportiv punon në stacionin e metrosë "Ekspozita" pranë automateve të zakonshme për shitjen e biletave. Ai mund të dallohet nga simbolet olimpike. Të përfitosh një biletë metroje në këtë mënyrë të pazakontë do të jetë e mundur deri në 4 dhjetor.