"Sbeina ishte rajon reference i rebelëve në rrethinat e Damaskut. Kryengritësit në jug të Damaskut tani pothuajse janë izoluar plotësisht nga të gjitha rrugët e marrjes së furnizimeve", - tha përfaqësuesi i grupit të të drejtave të njeriut me seli në Londër "Observatori sirian i të drejtave të njeriut", Rami Abdel Rahman.

Në Siri që nga marsi i vitit 2011 po vazhdon konflikti i armatosur, i cili ka marrë, sipas të dhënave të OKB-së, jetët e më shumë se 100 mijë njerëzve.