Siç zbuluan shkencëtarët, lloji i ri i dinozaurëve është 10-12 milionë vjet më i vjetër se pasardhësit e tij të famshëm. Lythronax Argestes në atë kohë ka qenë grabitqari kryesor në ekosistem.

Kafsha mund të qëndronte drejt mbi dy gjymtyrët e prapme, arrinte gjatësinë 7.5 metra, ka pasur kafkë të trashë dhe shikim binokular, domethënë aftësinë për të parë njëkohësisht një objekt me të dy sytë.