Ekspertët nga Rusia dhe Zvicra kanë punuar të autorizuar prej autoriteteve palestineze. Mostrat e indeve biologjike u janë transferuar gjithashtu edhe ekspertëve francezë, të cilët po i studiojnë ato në kuadër të rastit penal të ngritur me iniciativën e të vesë së të ndjerit, Suha Arafat. Në prag ajo njoftoi në Paris se rezultatet e ekspertëve zviceranë konfirmojnë versionin e helmimit të burrit të saj.