Vullnetarët, të cilët në të kaluarën kanë provuar marihuanë, "në kushte laboratorike" do të marrin drogë të llojeve të ndryshme të kanabisit dhe placebo. Nga ana tjetër mjekët do të studiojnë se si pirja e një preparati të ndaluar ndikon në trurin e njeriut, kujtesën dhe mirëqënien psikologjike.

Gjatë emisionit televiziv shkencëtarët nga University College of London planifikojnë të vërtetojnë se marihuana shkakton varësi më të madhe se lëndët e tjera narkotike, si dhe çon në paranojë dhe humbje të kujtesës.