Aksidenti ndodhi në autostradën që lidh Kajron dhe Aleksandrinë.

Sipas informacionit të policisë, minibusit me turistë të huaj rrugës për në kryeqytetin egjiptian gjatë lëvizjes me shpejtësi të lartë iu ça goma.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit, makina rrëshqiti dhe me shpejtësi të madhe u përplas me një kamion që ishte duke udhëtuar po në atë drejtim. Shoferi humbi jetën në vend.

Midis të lënduarve janë qytetarë rusë, ukrainas, një shtetas rumun, dy qytetarë polakë dhe një shtetas i Filipineve.