Në lidhje me objektin e zjarrtë që po binte në qiellin e natës njoftuan banorët e Los Angeles, San Diego dhe jugut të shtetit amerikan të Kalifornisë. Një fenomen i tillë i çuditshëm qiellor është vënë re gjithashtu në Arizonë dhe Texas.

Me sa duket, objekti është djegur në atmosferë, para se të mbërrinte në tokë, duke lënë pas një gjurmë në formë fashe. Sipas versioneve të tjera, meteoriti i supozuar u shpërbë në tre copa të mëdha. Disa dëshmitarë okularë njoftojnë se kanë parë në qiell diçka të ngjashme me fishekzjarret.