Incidenti ndodhi të premten e kaluar. Avionët "Tu-160" fluturuan nga Venezuela për në Nikaragua, dhe sipas versionit të Bogotës, pa marrë leje paraprake fluturuan mbi territorin e Kolumbisë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se të gjitha fluturimet e Forcave Ushtarake Ajrore zhvillohen në përputhje të plotë me standardet e shfrytëzimit të hapësirës ajrore.

Ditën e hënë avionët, të cilët kryen një seri fluturimesh mbi Amerikën e Jugut, u kthyen në bazën e tyre në Rusi.