Temperatura e ajrit ishte +14 gradë Celsius, pothuajse 5 gradë më shumë se maksimumi i mëparshëm i 7 nëntorit i vendosur në vitin 1983 kur ajri u ngroh deri në 9.6 gradë.

E mërkura që sapo kaloi u bë dita më e ngrohtë e nëntorit për gjithë historinë më shumë se 130-vjeçare të vrojtimeve meteorologjike në Moskë. Sipas disa të dhënave të sigurta në mbrëmje temperatura e ajrit u rrit deri në 16.2 gradë, që është rreth 2 gradë më shumë sesa maksimumi absolut i mëparshëm i muajit, i shënuar më 11 nëntor të vitit 2010, kur temperatura shënoi 14.5 gradë Celsius.