Drejt SKN-së po fluturojnë kozmonauti i Agjencisë "Roskozmos" Mihaill Tjurin, astronauti i NASA-s Richard Mastracchio dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Japoneze JAXA Koichi Wakata.

Së bashku me ekuipazhin e anijes kozmike "Soyuz" për në SKN u nis edhe një nga simbolet kryesore të Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2014 - pishtari olimpik. Zjarri olimpik është vendosur si emblemë në veshjen e ekuipazhit, ndërsa në raketëmbajtësen dhe korpusin e anijes kozmike është ilustruar simbolika olimpike.