Anijen për specialistët e vuri në dispozicion kompania operatore e centralit TEPCO.

Gjatë një jave shkencëtarët do të marrin mostra nga 10 pika të ndryshme në një territor me gjatësi prej 15 kilometrash. Gjatë qëndrimit të tyre në Japoni ekspertët e ANEA-s planifikojnë gjithashtu të diskutojnë gjendjen e elektrostacionit atomik "Fukushima -1" me autoritetet e vendit, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e Departamentit për Rregullimin Bërthamor të Japonisë.