Disa bomba të vogla detonuan pranë ndërtesës së komitetit lokal të Partisë Komuniste të Kinës. Si rezultat i këtij incidenti u plagos një person dhe u dëmtuan dy makina.

Detaje të incidentit nuk janë bërë ende të ditura. Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm i këtij lloji në Kinë këto kohët e fundit. Më 28 tetor në Sheshin Tiananmen në Pekin një makinë u përplas me turmën e njerëzve dhe mori flakë. Si rezultat i incidentit në fjalë 5 persona humbën jetën, ndërsa 40 të tjerë u lënduan. Sipas mendimit të autoriteteve kineze, sulmi terrorist u organizua nga separatistët e të ashtuquajturës "Lëvizja Islamike e Turkestanit Lindor".