Vendi i rënies është rrethuar, njoftoi të mërkurën shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Kazakistanit.

Sipas informacionit të dikasterit, objektet e ngjashme me mbetjet e një aparati kozmik u gjetën në qarkun e Kazalinskit, tre kilometra nga një qendër e banuar. "Vendi i rënies është rrethuar nga policia, është krijuar një komitet pune. Nuk ka viktima ose të dëmtuar", - thuhet në njoftimin e ministrisë. Në territorin e qarkut fqinj ndodhet kozmodromi "Bajkonur".