Pas koncertit ai ndau përshtypjet e tij me "Zërin e Rusisë": "Neve na pëlqeu gjithçka. Bravo Ansambli "Aleksandrov"! Bravo Zëri i Rusisë! Kjo ishte me të vërtetë një shfaqje fantastike! Unë mendoj se gjëja kryesore për Ansamblin është të përqëndrohet më shumë në tematikën e luftës, tek këngët e mrekullueshme kushtuar luftës, pasi ato janë kartëvizita e kolektivit".

Pas Polonisë, Ansambli i Ushtrisë Ruse do të vazhdojë turneun e vet në 10 qytete të Gjermanisë, në Republikën Çeke dhe në Sllovaki. Radiokompania "Zëri i Rusisë" është media partnere e Ansamblit "Aleksandrov".