Në një intervistë për revistën gjermane "Stern" 53-vjeçari Lon Snowden theksoi se ushqen pak besim ndaj politikës së qeverisë së Gjermanisë, e cila shprehu indinjatën e saj për veprimet e shërbimeve të zbulimit amerikan vetëm pasi u bë i njohur fakti i përgjimit të telefonit celular të Kancelares Angela Merkel nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së.

"Mos vallë sfera e saj private është më e rëndësishme se sa sfera private e njerëzve të tjerë?" - bëri pyetjen retorike Lon Snowden.