Një vendim i tillë u morr gjatë takimit të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me Përfaqësuesen e Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë të BE-së, Catherine Ashton, si dhe Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç.

Florian Dushi, një prej anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, njoftoi se "është rënë dakord për të organizuar zgjedhje të reja, por nuk është vendosur se kur konkretisht".